Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtim
Akti normativ nr. 28/2021, datë 6 korrik 2021, nga Ministria e Shtetit për Rindërtim, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
- Numri
- 28/2021
- Data e miratimit
- 6 korrik 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 108, 7 korrik 2021
- Hyn në fuqi
- 7 korrik 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 108, datë 2021-07-07
AKT NORMATIV
Nr. 28, datë 6.7.2021
PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË NËNSHKRUAR PËR PRODHIMIN
DHE FURNIZIMIN NGA DHE NDËRMJET PFIZER OVERSEAS LLC DHE
MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE TË SHQIPËRISË,
INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK DHE MINISTRIT TË SHTETIT PËR
RINDËRTIMIN
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Miratimi i marrëveshjes
Miratimin e marrëveshjes së nënshkruar për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet
Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit
të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij
akti normativ.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.