PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË TRAKTATIN PËR SISTEMIN EUROPIAN TË INFORMACIONIT PËR AUTOMJETIN DHE LEJEN E DREJTIMIT (EUCARIS)
Ligji nr. 145/2014, datë 23 tetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 145/2014
- Data e miratimit
- 23 tetor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 175, 18 nëntor 2014
- Hyn në fuqi
- 3 dhjetor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 175, datë 2014-11-18
LIGJ
Nr. 145/2014
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË TRAKTATIN PËR SISTEMIN EUROPIAN TË INFORMACIONIT PËR AUTOMJETIN DHE LEJEN E DREJTIMIT (EUCARIS)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Traktatin për Sistemin Europian të Informacionit për Automjetin dhe Lejen e Drejtimit (EUCARIS).
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 23.10.2014
Shpallur me dekretin nr. 8783, datë 12.11.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
TRAKTAT
NË LIDHJE ME SISTEMIN EVROPIAN TË INFORMACIONIT PËR AUTOMJETIN DHE LEJEN E DREJTIMIT (EUCARIS)
Mbretëria e Belgjikës, Republika Federale e Gjermanisë, Dukati i Madh i Luksemburgut, Mbretëria e Holandës, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlanda e Veriut; më poshtë të quajtura “Palë kontraktuese”,
Duke vlerësuar se është detyrë e autoriteteve qendrore përgjegjëse për regjistrimin e të dhënave për automjetet dhe lejet e drejtimit, të kontribuojnë në parandalimin, hetimin dhe ndjekjen penale të shkeljeve kundër rregullave të Shteteve individuale;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.