Për markat tregtare
Ligji nr. 52/2025, datë 3 korrik 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 9 tetor 2026.
- Numri
- 52/2025
- Data e miratimit
- 3 korrik 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 138, 1 gusht 2025
- Hyn në fuqi
- 16 gusht 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 138, datë 2025-08-01
LIGJ
Nr. 52/2025
PËR MARKAT TREGTARE1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton:
a) rregullat, kriteret dhe procedurat për regjistrimin e markave tregtare;
b) të drejtat që rrjedhin prej regjistrimit të markave tregtare;
c) rregullimin e markave tregtare si objekte të pronësisë dhe procedurat për regjistrimin e ndryshimeve
në regjistrin e markave tregtare;
ç) rregullat, kushtet dhe procedurat për shfuqizimin dhe pavlefshmërinë e markave tregtare;
d) rregullat për administrimin e sistemit dhe regjistrit të markave tregtare;
dh) mbrojtjen e të drejtave të markave tregtare në rastet e shkeljes së këtyre të drejtave.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është rregullimi në mënyrë të plotë i marrëdhënieve juridike që lidhen me markat
tregtare në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Neni 3
Fusha e veprimit
Ky ligj zbatohet për:
a) kërkesat për regjistrimin e markave tregtare;
b) markat tregtare;
c) markat tregtare kolektive dhe certifikuese;
ç) regjistrimet ndërkombëtare të markave tregtare.
Neni 4
Përkufizime
1 Ky ligj përafron plotësisht:
- Rregulloren (BE) 2017/1001, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të datës 14 qershor 2017, për markat tregtare të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 9 tetor 2026 · 104/2026 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2025, “Për markat tregtare”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.