Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socilale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtim dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr.3, datë 18.1.2021
Akti normativ nr. 29/2021, datë 13 shtator 2021, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
- Numri
- 29/2021
- Data e miratimit
- 13 shtator 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 143, 15 shtator 2021
- Hyn në fuqi
- 15 shtator 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 143, datë 2021-09-15
AKT NORMATIV
Nr. 29, datë 13.9.2021
PËR MIRATIMIN E TEKSTIT TË DISA NDRYSHIMEVE NË MARRËVESHJEN
PËR PRODHIMIN DHE FURNIZIMIN NGA DHE NDËRMJET PFIZER EXPORT B.V. DHE
MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE TË SHQIPËRISË,
MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN DHE INSTITUTIT TË SHËNDETIT
PUBLIK, MIRATUAR ME AKTIN NORMATIV NR. 3, DATË 18.1.2021
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Miratimi i tekstit të disa ndryshimeve
Miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga
dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të
Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë
18.1.2021, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.
Neni 2
Detyrimet e organeve shtetërore
1. Ndryshimet në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export
B.V., Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe
Institutit të Shëndetit Publik, bashkëlidhur këtij akti normativ, për shkak të sekretit tregtar, nuk
do të publikohen në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.