PËR SHËRBIMIN E URGJENCËS MJEKËSORE
Ligji nr. 147/2014, datë 30 tetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 147/2014
- Data e miratimit
- 30 tetor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 178, 24 nëntor 2014
- Hyn në fuqi
- 9 dhjetor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 178, datë 2014-11-24
LIGJ
Nr. 147/2014
PËR SHËRBIMIN E URGJENCËS MJEKËSORE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nëpërmjet rregullimit ligjor të shërbimit të urgjencës mjekësore.
Neni 2
Objekti
Ky ligj përcakton parimet kryesore, rregullat e organizimit, mënyrën e funksionimit e të financimit të shërbimit të urgjencës mjekësore në Republikën e Shqipërisë.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Urgjenca” është ndryshimi i menjëhershëm i gjendjes shëndetësore që, në rast të mungesës së ofrimit të shërbimit të shpejtë shëndetësor, rrezikon jetën ose dëmton seriozisht shëndetin e personit.
2. “Shërbimi i urgjencës mjekësore” është një sistem i bashkërenduar i burimeve njerëzore, i infrastrukturës dhe i pajisjeve mjekësore, përmes të cilave mundësohet ndihmë dhe kujdes mjekësor i shpejtë dhe i sigurt për personat që pësojnë përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore, dëmtime apo sëmundje të papritura.
3. “Autoambulancë” është një mjet lëvizës tokësor, ajror ose detar, i pajisur me shtretër, që shërben dhe mirëmbahet, me qëllim që të sigurojë shërbim urgjence dhe transport të pacientit.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.