Ligj

PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Ligji nr. 146/2014, datë 30 tetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
146/2014
Data e miratimit
30 tetor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 178, 24 nëntor 2014
Hyn në fuqi
24 maj 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 178, datë 2014-11-24

LIGJ

Nr. 146/2014

PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

1. Ky ligj rregullon procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik të projektligjeve, projekt-dokumenteve strategjike kombëtare dhe vendore, si dhe politikave me interes të lartë publik.

2. Ky ligj përcakton rregullat procedurale që duhen zbatuar për të garantuar transparencën dhe pjesëmarrjen e publikut në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse nga organet publike.

3. Ky ligj synon nxitjen e transparencës, të përgjegjshmërisë dhe integritetit të autoriteteve publike.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1.“Akt administrativ individual” është çdo vullnet i shprehur nga organi publik, në ushtrim të funksionit të tij publik, ndaj një ose disa subjekteve individualisht të përcaktuara të së drejtës, që krijon, ndryshon ose shuan një marrëdhënie juridike konkrete.

2. “Akt nënligjor normativ” është çdo vullnet i shprehur nga organi publik, në ushtrim të funksionit të tij publik, që rregullon marrëdhënie të përcaktuara me ligj, duke vendosur rregulla të përgjithshme sjelljeje dhe që nuk shteron me zbatimin e tij.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.