Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË PËR EKSPORT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QË VEPRON NË EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE I PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE UNICREDIT BANK AUSTRIA AG PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË SISTEMIT TË UJËRAVE TË ZEZA TË BILISHTIT, “KONTRATË ME ÇELËSA NË DORË – LOTI 1”

Ligji nr. 148/2014, datë 30 tetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
148/2014
Data e miratimit
30 tetor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 178, 24 nëntor 2014
Hyn në fuqi
9 dhjetor 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 178, datë 2014-11-24

LIGJ

Nr. 148/2014

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË PËR EKSPORT NDËRMJET

KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QË VEPRON NË

EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE I PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E

FINANCAVE, DHE UNICREDIT BANK AUSTRIA AG PËR FINANCIMIN E

PROJEKTIT TË SISTEMIT TË UJËRAVE TË ZEZA TË BILISHTIT, “KONTRATË ME

ÇELËSA NË DORË – LOTI 1”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e kredisë për eksport ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës

së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe i përfaqësuar nga Ministria e

Financave, dhe UniCredit Bank Austria, AG për fina ncimin e projektit të sistemit të ujërave të zeza

të Bilishtit, “Kontratë me çelësa në dorë - Loti 1”, me një hua të butë prej 2 998 856 (dy milionë e

nëntëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e gjashtë) eurosh, sipas tekstit

bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 30.10.2014

Shpallur me dekretin nr. 8795, datë 18.11.2014 të Presidentit të Rep ublikës së Shqipërisë,

Bujar Nishani

MARRËVESHJE KREDIE EKSPORTI

Hua e Butë nr. 233.258

për një shumë maksimale prej 2, 998, 856.00 euro

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.