Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, QË VEPRON SI AGJENCI ZBATUESE PËR FONDIN GLOBAL TË MJEDISIT, PËR PROJEKTIN E SHËRBIMEVE MJEDISORE

Ligji nr. 152/2014, datë 6 nëntor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
152/2014
Data e miratimit
6 nëntor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 182, 1 dhjetor 2014
Hyn në fuqi
16 dhjetor 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 182, datë 2014-12-01

LIGJ

Nr. 152/2014

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, QË VEPRON SI AGJENCI ZBATUESE PËR FONDIN GLOBAL TË MJEDISIT, PËR PROJEKTIN E SHËRBIMEVE MJEDISORE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e grantit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndër-kombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, që vepron si agjenci zbatuese për Fondin Global të Mjedisit, me një grant në shumën 2 880 000 (dy milionë e tetëqind e tetëdhjetë mijë) USD, për projektin e shërbimeve mjedisore, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 6.11.2014

Shpallur me dekretin nr. 8813, datë 24.11.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Departamenti Ligjor

DRAFT KONFIDENCIAL

(objekt ndryshimi)

TEKSTI I NEGOCIATAVE

Nightingale Rukuba-Ngaiza

30 prill, 2014

NUMRI I GRANTIT GEF _______

FONDI PËR MJEDISIN GLOBAL

MARRËVESHJE GRANTI

(PROJEKTI PËR SHËRBIME MJEDISORE)

NDËRMJET

KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

dhe

BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

në cilësinë e Agjencisë Zbatuese të Fondit për Mjedisin Global

Datë , 2014

NUMRI I GRANTIT GEF _______

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.