Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR PROJEKTIN E SHËRBIMEVE MJEDISORE

Ligji nr. 151/2014, datë 6 nëntor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
151/2014
Data e miratimit
6 nëntor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 182, 1 dhjetor 2014
Hyn në fuqi
16 dhjetor 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 182, datë 2014-12-01

LIGJ

Nr. 151/2014

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR PROJEKTIN E SHËRBIMEVE MJEDISORE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e shërbimeve mjedisore, me një hua në shumën 7 300 000 (shtatë milionë e treqind mijë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 6.11.2014

Shpallur me dekretin nr. 8812, datë 24.11.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Departamenti Ligjor

DRAFT KONFIDENCIAL

TEKSTI PËRFNDIMTAR I NEGOCIUAR

(objekt ndryshimi)

Nightingale Rukuba-Ngaiza

30 prill, 2014

Huaja numër ______-AL

MARRËVESHJE HUAJE

(PROJEKTI PËR SHËRBIMET MJEDISORE) NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

Datë___________, 2014

Marrëveshje e datës ____________, 2014, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (“Huamarrësi”) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (“Banka”). Huamarrësi dhe Banka bien dakord si më poshtë:

Neni 1

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.