Ligj

PËR FALJEN E KAMATËVONESAVE DHE GJOBAVE PËR KONTRIBUTET E DETYRUESHME TË SIGURIMEVE SHOQËRORE TË PAPAGUARA NGA PERSONAT E VETËPUNËSUAR NË BUJQËSI

Ligji nr. 153/2014, datë 18 nëntor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
153/2014
Data e miratimit
18 nëntor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 178, 24 nëntor 2014
Hyn në fuqi
24 nëntor 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 178, datë 2014-11-24

LIGJ

Nr. 153/2014

PËR FALJEN E KAMATËVONESAVE DHE GJOBAVE PËR KONTRIBUTET E

DETYRUESHME TË SIGURIMEVE SHOQËRORE TË PAPAGUARA NGA

PERSONAT E VETËPUNËSUAR NË BUJQËSI

Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, 84, pika 4, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Personave të vetëpunës uar në bujqësi u falen kamatëvonesat dhe gjobat e kontributeve të

sigurimeve shoqërore, të papaguara deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Ata mund të paguajnë

kontributet e sigurimeve shoqërore për periudha të kaluara dhe për vitin 2014 pa kamatëvonesa.

Neni 2

Kamatëvonesat dhe gjobat e papaguara falen edhe kur kontributet për sigurimet shoqërore

janë paguar para hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 3

E drejta e personave të vetëpunës uar në bujqësi që të përfitojnë nga falja e kamatëvonesave dhe

gjobave, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, ushtrohet deri në datën 31 dhjetor 2014.

Neni 4

Kamatëvonesat dhe gjobat për kontributet për sigurimet e detyrueshme shoqërore, të

paguara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk kthehen.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Miratuar në datën 18.11.2014

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.