PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8454, DATË 4.2.1999,“PËR AVOKATIN E POPULLIT”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 155/2014, datë 27 nëntor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 155/2014
- Data e miratimit
- 27 nëntor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 195, 24 dhjetor 2014
- Hyn në fuqi
- 8 janar 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 195, datë 2014-12-24
LIGJ
Nr. 155/2014
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8454, DATË 4.2.1999,
“PËR AVOKATIN E POPULLIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 60-63, 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8454, da të 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2 bëhen shtesat e mëposhtme:
a) Në fund të paragr afit të parë shtohet fjalia me këtë përmbajtje:
“Ai është nxitës i standardeve më të larta të të drejtave dhe lirive të njeriut në vend.”.
b) Në paragrafin e dytë, pas fjalëve “të refugjatëve” shtohet fjala “azilkërkuesve”.
Neni 2
Në nenin 7, titulli dhe fjalia e parë ndryshohen si më poshtë:
“Neni 7
Mbarimi i mandatit të Avokatit të Popullit
Mandati i Avokatit të Popullit mbaron:”.
Neni 3
Në nenin 8, titulli ndryshohet si më poshtë:
“Shkarkimi i Avokatit të Popullit”.
Neni 4
Neni 9 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 9
Zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit
1. Kuvendi i Shqipërisë, jo më vonë se tre muaj përpara përfundimit të mandatit të përcaktuar në
nenin 7, shkronja “b”, publikon shpalljen e vendit vakant të Avokatit të Popullit. Në këtë rast, Avokati i
Popullit qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e Avokatit të ri.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.