Akt normativ

Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara (amendamenti i dytë) në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të shtetit për rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021 të Këshillit të Ministrave

Akti normativ nr. 33/2021, datë 24 nëntor 2021, nga Ministria e Shtetit për Rindërtim, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Zëvendëskryeministri.

Numri
33/2021
Data e miratimit
24 nëntor 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 184, 26 nëntor 2021
Hyn në fuqi
26 nëntor 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 184, datë 2021-11-26

AKT NORMATIV

Nr. 33, datë 24.11.2021

PËR MIRATIMIN E DISA NDRYSHIMEVE TË NËNSHKRUARA

(AMENDAMENTI I DYTË), NË MARRËVESHJEN PËR PRODHIMIN DHE

FURNIZIMIN NGA DHE NDËRMJET PFIZER EXPORT BV DHE MINISTRISË SË

SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE TË SHQIPËRISË, MINISTRIT TË SHTETIT

PËR RINDËRTIMIN DHE INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK, MIRATUAR ME

AKTIN NORMATIV NR. 3, DATË 18.1.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe

ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave e të ministrit të Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Miratimi i disa ndryshimeve

Miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara (amendamenti i dytë), në marrëveshjen për

prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export BV dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit

Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit

që i bashkëlidhet këtij akti normativ.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Arben Ahmetaj

1

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.