PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT
Ligji nr. 154/2014, datë 27 nëntor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 154/2014
- Data e miratimit
- 27 nëntor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 217, 31 dhjetor 2014
- Hyn në fuqi
- 1 janar 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 217, datë 2014-12-31
LIGJ
Nr. 154/2014
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT
Në mbështetje të neneve 81, 83, pika 1, dhe 162 deri në 165 të Kushtetutës, me propozimin e deputetit Erion Braçe,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton rregullat që kanë të bëjnë me organizimin, funksionimin, detyrat dhe kompetencat e Kontrollit të Lartë të Shtetit në Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
Qëllimi
Kontrolli i Lartë i Shtetit, nëpërmjet auditimeve, synon përdorimin me efektivitet, efiçencë dhe ekonomicitet të fondeve publike, pronës publike dhe asaj shtetërore, zhvillimin e një sistemi të përshtatshëm të menaxhimit financiar, kryerjen si duhet të aktiviteteve administrative, si dhe informimin e autoriteteve publike dhe publikut, nëpërmjet publikimit të raporteve të tij.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj, termat dhe shprehjet e mëposhtme kanë këto kuptime:
1. “Auditim” nënkupton veprimtarinë e auditimit, të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili përfshin auditimin e përputhshmërisë, auditimin financiar, auditimin e performancës, auditimin e IT-së, si dhe auditimin e kombinuar të tyre.
Në këtë ligj termi “auditim” ka të njëjtin kuptim me termin “kontroll” të përdorur në nenet 162, pika 1, 163 dhe 164, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.