Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 156/2014, datë 27 nëntor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
156/2014
Data e miratimit
27 nëntor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 195, 24 dhjetor 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 195, datë 2014-12-24

LIGJ

Nr. 156/2014

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR

TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8438, datë 28.1 2.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen këto

shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 8/1, pas pikës 11 shtohen pikat 12 dhe 13 me këtë përmbajtje:

“12. Kontributi i bërë nga çdo anëtar i një fondi të pensionit vullnetar deri në masën e përcaktuar

në ligjin për fondet e pensionit vullnetar, si dhe kontributet e bëra nga punëdhënësi ose çdo kontribues

tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të fondit të pensionit vullnetar.

13. Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me asetet e fondit

të pensioneve, gjatë administrimit nga shoqëria administruese.”.

Neni 2

Në nenin 9, pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Dividendët, të ardhurat që rrjedhin si fitim i ortakut, qoftë ky ortak i vetëm, interesat nga

huat, depozitat ose kontrata të ngjashme, të ardhurat nga e drejta e autorit ose pronësia intelektuale, të

ardhurat nga lojërat e fatit, si dhe të gjitha shpërblimet apo të ardhurat e tjera, që nuk parashikohen

ndryshe në dispozita të tjera të këtij ligji, tatohen me 15 për qind.”.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.