PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9981, DATË 8.9.2008, “PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 159/2014, datë 27 nëntor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 159/2014
- Data e miratimit
- 27 nëntor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 195, 24 dhjetor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 195, datë 2014-12-24
LIGJ
Nr. 159/2014
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9981, DATË 8.9.2008, “PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Nivelet tarifore të disa artikujve, të përcaktuar në lidhjen nr. 1 të ligjit nr. 9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar, ndryshohen sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2015.
Miratuar në datën 27.11.2014
Shpallur me dekretin nr. 8859, datë 19.12.2014 të Presidentit të Republikës Bujar Nishani
ANEKSI 1
Kodi sipas NKM 2014 | Emërtimi | Tarifa doganore Ishte | Tarifa doganore Bëhet
2709 00 90 | - Të tjera | 10% | 0%
0511 10 00 | --Spermat e gjedhëve meshkuj | 10% | 0%
1001 99 00 | --Të tjera | 2% | 0%
1001 19 00 | --Të tjera | 2% | 0%
1101 00 11 | --Prej grurit të fortë | 10% | 0%
1101 00 15 | --Prej grurit të zakonshëm dhe grurit spelta | 10% | 0%
0103 91 10 100 | --Derra me një peshë nën 30 kg | 2% | 0%
0102 29 29 100 | Gjedhë të një peshe më shumë se 80 kg, por jo më shumë se 100 kg | 2% | 0%
0102 29 29 200 | – Gjedhë të një peshe më shumë se 100 kg, por jo më shumë se 160 kg | 2% | 0%
2309 90 31 | --Që nuk përmbajnë produkte qumështi apo që përmbajnë më pak se 10% ndaj peshës produkte të tilla | 2% | 0%
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.