Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 157/2014, datë 27 nëntor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
157/2014
Data e miratimit
27 nëntor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 195, 24 dhjetor 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 195, datë 2014-12-24

LIGJ

Nr. 157/2014

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 3, “Llojet e taksave kombëtare”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Pikat 2 dhe pika 6 ndryshohen si më poshtë:

“2. Taksa e qarkullimit për benzinën (sipas kodeve tarifore të NKM-së 2710 12 41; 2710 12 45; 2710 12 49; 2710 12 51; 2710 12 59) dhe për gazoilin (sipas kodeve tarifore të NKM-së 2710 19 31; 2710 19 35; 2710 19 43; 2710 19 46; 2710 19 47; 2710 19 48).

6. Taksa e karbonit për benzinën (sipas kodeve të NKM-së 2710 12 41; 2710 12 45; 2710 12 49; 2710 12 51; 2710 12 59), për gazoilin (sipas kodeve të NKM-së 2710 19 31; 2710 19 35; 2710 19 43; 2710 19 46; 2710 19 47; 2710 19 48), për qymyrin (sipas krerëve të NKM-së 2701; 2702), për vajgurin (sipas kodeve tarifore të NKM-së 27 10 19 11 deri në 27 10 19 29), për solarin (sipas kodeve të NKM-së 2710 19 62 deri në 2710 19 68), për mazutin (sipas kodeve të NKM-së 2710 19 62 deri në 2710 19 68) dhe për koks nafte (sipas kodeve të NKM-së 2713 11 00; 2713 12 00).”.

2. Pas pikës 9 shtohet pika 10 me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.