PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 61/2012 “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 158/2014, datë 27 nëntor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 158/2014
- Data e miratimit
- 27 nëntor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 195, 24 dhjetor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 195, datë 2014-12-24
LIGJ
Nr. 158/2014
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 61/2012 “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Titulli i kreut IX ndryshohet si më poshtë:
“KREU IX KAFEJA”.
Neni 2
Neni 76 riformulohet si më poshtë:
“Neni 76
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, me termin “kafe” do të kuptohet:
a) kafeja, nëse është apo jo e pjekur apo e dekafeinizuar, lëvoret dhe lëkurat e kafesë, zëvendësuesit e kafesë që përmbajnë kafe në çdo proporcion, që klasifikohen në kodin 09 01 të NK-së;
b) ekstraktet, esencat dhe koncentratet e kafesë ose përgatitjet që bazohen në kafe dhe zëvendësues të tjerë të kafesë së pjekur, koncentratet dhe përgatitjet prej tyre, që klasifikohen në kodet 21 01 11 00 deri në 21 01 12 98.”.
Neni 3
Neni 77 riformulohet si më poshtë:
“Neni 77
Detyrimet
1. Akciza për kafenë paguhet duke pasur si njësi matëse 1 kg neto.
2. Akciza për ekstraktet, esencat dhe koncentratet e kafesë ose përgatitjet që bazohen në kafe dhe zëvendësues të tjerë të kafesë së pjekur, koncentratet, përgatitjet prej tyre, paguhet duke pasur si njësi matëse përmbajtjen në kg të kafesë në produktin përfundimtar.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.