PËR MBROJTJEN E CILËSISË SË AJRIT NË MJEDIS
Ligji nr. 162/2014, datë 4 dhjetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 4 korrik 2024.
- Numri
- 162/2014
- Data e miratimit
- 4 dhjetor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 198, 30 dhjetor 2014
- Hyn në fuqi
- 30 dhjetor 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 198, datë 2014-12-30
LIGJ
Nr. 162/2014
PËR MBROJTJEN E CILËSISË SË AJRIT NË MJEDIS
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të përmirësojë shëndetin publik dhe të sigurojë një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit, nëpërmjet integrimit të çështjes së mbrojtjes së ajrit në politika të tjera, si dhe përcaktimit të kërkesave për pakësimin e shkarkimeve, monitorimin, vlerësimin, planet e cilësisë së ajrit, dhe për bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar për këtë qëllim.
Neni 2
Objekti
Objekti i këtij ligji është:
a) përcaktimi dhe vendosja e vlerave kufi, pragut të alarmit, pragut të informacionit dhe vlerave të synuara për disa lloje ndotësish në ajër, të listuar në aneksin I, bashkëlidhur këtij ligji;
b) përcaktimi dhe vendosja e objektivave për cilësinë e ajrit në mjedis që synojnë të shmangin, parandalojnë ose pakësojnë efektet e dëmshme në shëndetin publik dhe mjedisin në tërësi;
c) vlerësimi i cilësisë së ajrit në mjedis, në bazë të metodave dhe kritereve europiane;
ç) marrja e informacionit mbi cilësinë e ajrit në mjedis, duke synuar parandalimin e ndotjes së tij dhe pasojave që lidhen me të, monitorimin e tendencave afatgjata, si dhe përmirësimin e tij nëpërmjet masave kombëtare e ndërkombëtare;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 4 korrik 2024 · 68/2024 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 162/2014 "Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis", i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.