Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008, “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 164/2014, datë 4 dhjetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
164/2014
Data e miratimit
4 dhjetor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 198, 30 dhjetor 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 198, datë 2014-12-30

LIGJ

Nr. 164/2014

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008, “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 7, kudo në përmbajtje hiqen fjalët “në burim”.

Neni 2

Neni 21 riformulohet si më poshtë:

“Neni 21

Shpërblimet e personelit dhe shpenzimet për investime

1. Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve i lihet deri në 2 për qind të të ardhurave tatimore të mbledhura, për t’u përdorur për investime për përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës së mbledhjes së të ardhurave dhe për shpërblime stimuluese të personelit të administratës tatimore.

2. Personelit të administratës tatimore i jepen shpërblime stimuluese për:

a) efektivitetin e shërbimit të kryer në organet tatimore;

b ) kryerjen e një shërbimi me rrezikshmëri të veçantë.

3. Me vendim të Këshillit të Ministrave përcaktohen rregullat për miratimin e investimeve dhe dhënien e shpërblimeve.

4. Ministri i Financave me urdhër miraton çdo vit masën për investimet dhe për shpërblimet stimuluese të personelit, sipas pikës 1 të këtij neni.”.

Neni 3

Në nenin 28, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.