PËR URDHRIN E PUNONJËSVE SOCIALË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 163/2014, datë 4 dhjetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 26 nëntor 2020.
- Numri
- 163/2014
- Data e miratimit
- 4 dhjetor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 198, 30 dhjetor 2014
- Hyn në fuqi
- 14 janar 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 198, datë 2014-12-30
LIGJ
Nr. 163/2014
PËR URDHRIN E PUNONJËSVE SOCIALË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Objekt i këtij ligji është rregullimi i organizimit dhe veprimtarisë së Urdhrit të Punonjësve Socialë, si dhe i marrëdhënieve juridike dhe etiko-profesionale të punonjësve socialë.
Neni 2
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i kritereve për ushtrimin e profesionit të punonjësit social, garantimi i standardeve etiko-profesionale në ushtrimin e këtij profesioni, në mbrojtje të interesit publik, duke respektuar parimin e autonomisë së profesionit të punonjësit social.
Neni 3
Fusha e zbatimit
Ky ligj e shtrin veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e vendit dhe zbatohet për të gjithë punonjësit socialë që ushtrojnë profesionin në Republikën e Shqipërisë në sistemin publik dhe atë privat.
Neni 4
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Punë sociale” është veprimtaria profesi-onale e bazuar te praktika, si dhe një disiplinë akademike që promovon ndryshimin, zhvillimin, kohezionin social dhe drejtësinë sociale, si dhe fuqizimin dhe pavarësimin e njerëzve.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 6 prill 2017 · 45/2017 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 163/2014, “PËR URDHRIN E PUNONJËSVE SOCIALË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
- 26 nëntor 2020 · 141/2020 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 163/2014, “Për urdhrin e punonjësve socialë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.