PËR RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT NR. 3 TË MARRËVESHJES SË NDIHMËS PËR OBJEKTIVA ZHVILLIMI NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS “PËR FORCIMIN E SHTETIT TË SË DREJTËS DHE QEVERISJEN E MIRË DHE KRIJIMIN E KUSHTEVE PËR NJË RRITJE EKONOMIKE ME BAZË TË GJERË DHE TË QËNDRUESHME”
Ligji nr. 166/2014, datë 4 dhjetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 166/2014
- Data e miratimit
- 4 dhjetor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 198, 30 dhjetor 2014
- Hyn në fuqi
- 14 janar 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 198, datë 2014-12-30
Fletorja Zyrtare
Viti 2014 – Numri 198
Faqe|1
LIGJ
Nr. 166/2014
PËR RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT NR. 3 TË MARRËVESHJES SË NDIHMËS PËR
OBJEKTIVA ZHVILLIMI NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA
TË AMERIKËS “PËR FORCIMIN E SHTETIT TË SË DREJTËS DHE QEVERISJEN
E MIRË DHE KRIJIMIN E KUSHTEVE PËR NJË RRITJE EKONOMIKE ME BAZË
TË GJERË DHE TË QËNDRUESHME”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet ndryshimi nr. 3 i marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi ndërmjet
Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të
Amerikës “Për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një
rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 4.12.2014
Shpallur me dekretin nr. 8867, datë 26.12.2014 të Presidentit të Republikës Bujar Nishani
Marrëveshje e Ndihmës së USAID-it
Nr. 182-DOAG-13-004
AMENDIM NUMËR TRE
I MARRËVESHJES SË NDIHMËS PËR OBJEKTIVA ZHVILLIMI NDËRMJET QEVERISË SË
SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR FORCIMIN E SHTETIT TË SË DREJTËS DHE
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.