PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 237, DATË 18.2.2010, “PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË”
Ligji nr. 161/2014, datë 4 dhjetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 161/2014
- Data e miratimit
- 4 dhjetor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 198, 30 dhjetor 2014
- Hyn në fuqi
- 14 janar 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 198, datë 2014-12-30
LIGJ
Nr. 161/2014
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 237, DATË 18.2.2010, “PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 38, shkronja “d”, e pikës 2, dhe pika 3 shfuqizohen.
Neni 2
Në nenin 39, pika 1, bëhen këto ndryshime:
1. Shkronja “ç” ndryshohet si më poshtë:
“ç) siguron trajnimin profesional dhe edukimin në vazhdim në fushën e sëmundjeve profesionale dhe të mjekësisë së punës;”.
2. Shkronjat “dh”, “ë” dhe “f” shfuqizohen.
3. Shkronja “g” ndryshohet si më poshtë:
“g) miraton organizimin dhe detyrat e shërbimit shëndetësor, si dhe standardet e mjekësisë së punës.”.
4. Në shkronjën “gj” fjalët “licencon” dhe “certifikon” shfuqizohen.
Neni 3
Neni 40 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 40
Autoritetet shtetërore përgjegjëse për kontrollin e zbatimit të ligjit për sigurinë
dhe shëndetin në punë
1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse për kontrollin e zbatimit të ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë janë inspektorati shtetëror që mbulon fushën e punës dhe inspektorati shtetëror që mbulon fushën e shëndetësisë.
2. Inspektorati shtetëror që mbulon fushën e punës ka këto përgjegjësi:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.