Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË HUNGARISË PËR SHKËMBIMIN DHE MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR

Ligji nr. 169/2014, datë 11 dhjetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
169/2014
Data e miratimit
11 dhjetor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 206, 31 dhjetor 2014
Hyn në fuqi
15 janar 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 206, datë 2014-12-31

LIGJ

Nr. 169/2014

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË HUNGARISË PËR SHKËMBIMIN DHE MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Hungarisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 11.12.2014

Shpallur me dekretin nr. 8870, datë 29.12.2014 të Presidentit të Republikës Bujar Nishani

MARRËVESHJE

NDËRMJET QEVERISË SË HUNGARISË DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MBI SHKËMBIMIN DHE MBROJTJEN RECIPROKE TË INFORMACIONIT

TË KLASIFIKUAR

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Hungarisë (më poshtë të quajtura “palët”),

Duke njohur rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit reciprok;

Duke qenë të ndërgjegjshëm se bashkëpunimi i mirë kërkon shkëmbimin e informacionit të klasifikuar ndërmjet palëve,

Duke njohur se ato sigurojnë mbrojtje të barasvlershme të informacionit të klasifikuar,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.