Akt normativ

Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara (amendimi i tretë) në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar

Akti normativ nr. 6/2022, datë 18 mars 2022, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Numri
6/2022
Data e miratimit
18 mars 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 43, 18 mars 2022
Hyn në fuqi
18 mars 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 43, datë 2022-03-18

AKT NORMATIV

Nr. 6, datë 18.3.2022

PËR MIRATIMIN E DISA NDRYSHIMEVE TË NËNSHKRUARA (AMENDIMI I

TRETË) NË MARRËVESHJEN PËR PRODHIMIN DHE FURNIZIMIN NGA DHE

NDËRMJET PFIZER EXPORT B.V. DHE MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE

MBROJTJES SOCIALE TË SHQIPËRISË, MINISTRIT TË SHTETIT PËR

RINDËRTIMIN DHE INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK, MIRATUAR ME

AKTIN NORMATIV NR. 3, DATË 18.1.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, TË

NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe

ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, dhe ministrit të Shëndetësisë

dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Miratimi i disa ndryshimeve (amendimi i tretë)

Miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara (amendimi

i

tretë) në marrëveshjen për

prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V., Ministrisë së Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit

Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar,

sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

1

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.