Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT PËR RIMËKËMBJEN E SEKTORIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Ligji nr. 170/2014, datë 11 dhjetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
170/2014
Data e miratimit
11 dhjetor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 206, 31 dhjetor 2014
Hyn në fuqi
15 janar 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 206, datë 2014-12-31

LIGJ

Nr. 170/2014

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT PËR RIMËKËMBJEN E SEKTORIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndër-kombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 11.12.2014

Shpallur me dekretin nr. 8871, datë 29.12.2014 të Presidentit të Republikës Bujar Nishani

Hua nr. 8429-AL

MARRËVESHJE

HUAJE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT PËR RIMËKËMBJEN E SEKTORIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Marrëveshje e datës 3 nëntor, 2014, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (“Huamarrësi”) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (“Banka”). Huamarrësi dhe Banka bien dakord si më poshtë:

Neni 1

Kushte të përgjithshme; përkufizime

1.01 Kushtet e përgjithshme (siç përcaktohen në shtojcën e kësaj Marrëveshjeje) përbëjnë pjesë integrale të kësaj Marrëveshjeje.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.