PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995, “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 176/2014, datë 18 dhjetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 176/2014
- Data e miratimit
- 18 dhjetor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 211, 31 dhjetor 2014
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 211, datë 2014-12-31
LIGJ
Nr. 176/2014
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995, “KODI PENAL I
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7895 datë 27.1.1 995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen
këto ndryshime:
Neni 1
Në kreun III, “Vepra penale ku ndër pasurisë dhe në sferën ekonomike”, emërtimi i seksionit XI,
“Vepra penale që cenojnë regjimin juridik të tokës”, ndryshohet dhe zëvendësohet me “Vepra penale që
cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve”.
Neni 2
Neni 199/a ndryshohet si më poshtë:
“Neni 199/a
Ndërtimi i paligjshëm
Ndërtimi i kryer pa leje, në shkelje të rëndë të lejes ose në kushtet e një lejeje të shfuqizuar në tokën në
pronësi të vet, dënohet me burgim deri në një vit.
Po kjo vepër, e kryer në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga
një deri në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda apo e kryer për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga tre
deri në tetë vjet.”.
Neni 3
Pas nenit 199/a shtohet neni 199/b me këtë përmbajtje:
“Neni 199/b
Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm
Cilido që ofron dhe kryen shërbime sipërmarrjeje, mbikëqyrjeje, zbatim punimesh në një ndërtim të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.