Ligj

PËR DISIPLINËN NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 173/2014, datë 18 dhjetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 23 korrik 2026.

Numri
173/2014
Data e miratimit
18 dhjetor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 211, 31 dhjetor 2014
Hyn në fuqi
15 janar 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 211, datë 2014-12-31

LIGJ

Nr. 173/2014

PËR DISIPLINËN NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i norma ve dhe rregullave të hollësishme të sjelljes e të

etikës së ushtarakëve të Forcave të Armatosura, i kategorive dhe llojeve të shkeljeve, masave

disiplinore, si dhe i autoriteteve kompetente për dhënien e tyre.

Neni 2

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim forcimin e disiplinës ushtarake, të rendit ushtarak dhe të autoritetit të

komandim-kontrollit në Forcat e Armatosura për të siguruar përmbushjen e misionit të tyre

kushtetues.

Neni 3

Fusha e zbatimit

Ky ligj zbatohet për fushën e veprimtarisë së Forcave të Armatosura të Republikës së

Shqipërisë.

Neni 4

Subjektet

Subjektet, sipas këtij ligji, janë ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura, kursantët, si dhe

ushtarakët në rezervë kur janë në shërbim ushtarak për stërvitje ose shërbim gjatë një mobilizimi

ushtarak.

Neni 5

Juridiksioni territorial

Ky ligj zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe jashtë territorit të saj

për ushtarakët shqiptarë, kur ata janë dërguar me mision, shërbim, stërvitje të përbashkët, mision

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 15 shkurt 2021 · 19/2021 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 173/2014 “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”
  2. 23 korrik 2026 · 89/2026 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 173/2014, “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.