Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8588, DATË 15.3.2000, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS SË LARTË TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 177/2014, datë 18 dhjetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
177/2014
Data e miratimit
18 dhjetor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 217, 31 dhjetor 2014
Hyn në fuqi
15 janar 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 217, datë 2014-12-31

LIGJ

Nr. 177/2014

 

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8588, DATË 15.3.2000, “PËR

ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS SË LARTË TË REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pi ka 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000, “Për orga nizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të

Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen ndryshimet si më poshtë:

1. Në pikën 1, shkronja “b”, në nënndarjen “ii” hiqen fjalët “dhe docent” dhe fjalët “ose drejtor”.

2. Në pikën 2, shkronja “a”, nënndarja “v” ndryshohet si më poshtë:

“v) ecurisë gjatë kryerjes së arsi mit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8, si dhe

vlerësimi përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;”.

3. Pas nënndarjes “vi” shtohen nënndarjet “vii” dhe “viii” me këtë përmbajtje:

“vii) gëzimit të një integriteti të lartë moral;

viii) transparencës së plotë dhe të dokumentuar të të gjitha të ardhurav e dhe aseteve, si dhe

pagimi i të gjitha detyrimeve ta timore, bazuar në dokumentacionin zyrtar të institucioneve shtetërore

përgjegjëse në fushën e tatimeve, regjistrimit të interesave privatë dhe deklarimit e kontrollit të pasurive,

konfliktit të interesit.”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.