Për ratifikimin e vendimit nr. 2/2024, të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për lehtësimin e tregtisë elektronike”
Ligji nr. 50/2025, datë 3 korrik 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 50/2025
- Data e miratimit
- 3 korrik 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 126, 15 korrik 2025
- Hyn në fuqi
- 30 korrik 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 126, datë 2025-07-15
LIGJ
Nr. 50/2025
PËR RATIFIKIMIN E VENDIMIT NR. 2/2024, TË KOMITETIT TË PËRBASHKËT
TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS QENDRORE
“PËR LEHTËSIMIN E TREGTISË ELEKTRONIKE”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet vendimi nr. 2/2024, i Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të
Evropës Qendrore, “Për lehtësimin e tregtisë elektronike”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 3.7.2025.
Shpallur me dekretin nr. 245, datë 10.7.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj.
VENDIM I KOMITETIT TË PËRBASHKËT TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË
LIRË TË EVROPËS QENDRORE
Nr. 2/ 2024
Për lehtësimin e tregtisë elektronike
Miratuar më 9 tetor 2024
Hyrje
Komiteti i Përbashkët,
duke pasur parasysh nenin 40.4 të shtojcës 1 të Marrëveshjes për Ndryshimin dhe Aderimin në
Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, bërë në Bukuresht, më 19 dhjetor 2006 (“CEFTA
2006”);
duke pasur parasysh angazhimet sipas protokollit shtesë 6 për Tregtinë e Shërbimeve (“AP 6”);
duke kërkuar forcimin e dialogut për çështjet rregullatore në përputhje me Tregtinë Elektronike:
Udhërrëfyesin për dialog për çështjet rregullatore, të miratuar nga Komiteti i Përbashkët, më 16 dhjetor
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.