Ligj

PËR PËRFUNDIMIN E PROCEDURAVE LIGJORE TË KALIMIT TË TOKËS BUJQËSORE TË ISH-NDËRMARRJEVE BUJQËSORE NË PRONËSI TË PËRFITUESVE

Ligji nr. 171/2014, datë 18 dhjetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 26 shkurt 2019.

Numri
171/2014
Data e miratimit
18 dhjetor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 203, 31 dhjetor 2014
Hyn në fuqi
15 janar 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 203, datë 2014-12-31

LIGJ

Nr. 171/2014

PËR PËRFUNDIMIN E PROCEDURAVE LIGJORE TË KALIMIT TË TOKËS BUJQËSORE TË ISH-NDËRMARRJEVE BUJQËSORE NË PRONËSI TË PËRFITUESVE

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Ky ligj ka për qëllim përfundimin e procedurave ligjore të kalimit në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore përfituesve sipas ligjit nr. 8053, datë 21.12.1995, “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, të ndryshuar, të cilët nuk kanë bërë kalimin në pronësi, sipas kushteve dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj.

Neni 2

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për subjektet si më poshtë:

a) Familjet bujqësore ose individët, të cilët përmbushin kushtet e mëposhtme:

i) janë përfitues të tokës bujqësore, sipas vendimit nr. 452, datë 17.10.1992, të Këshillit të Ministrave, “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore”, të ndryshuar;

ii) në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë banorë të njësisë së qeverisjes vendore dhe prej datës 1.10.1992 nuk kanë ndryshuar vendbanimin e tyre, sipas regjistrit të gjendjes civile; dhe

iii) e përdorin tokën për veprimtari bujqësore por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit të përdorimit apo pronësisë.

b) Familjet bujqësore ose individët, të cilët përmbushin kushtet e mëposhtme:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 2 qershor 2016 · 63/2016 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 171/2014, “PËR PËRFUNDIMIN E PROCEDURAVE TË KALIMIT TË TOKËS BUJQËSORE TË ISH-NDËRMARRJEVE BUJQËSORE NË PRONËSI TË PËRFITUESVE”
  2. 30 nëntor 2017 · 102/2017 · PËR një NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 171/2014, “PËR PËRFUNDIMIN E PROCEDURAVE TË KALIMIT TË TOKËS BUJQËSORE TË ISH-NDËRMARRJEVE BUJQËSORE NË PRONËSI TË PËRFITUESVE”, TË NDRYSHUAR
  3. 26 shkurt 2019 · 9/2019 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 171/2014, “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.