PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8378, DATË 22.7.1998, “KODI RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 175/2014, datë 18 dhjetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 175/2014
- Data e miratimit
- 18 dhjetor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 203, 31 dhjetor 2014
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 203, datë 2014-12-31
LIGJ
Nr. 175/2014
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8378, DATË 22.7.1998, “KODI RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 1, pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Qeveria raporton në Kuvendin e Shqipërisë jo më pak se një herë në vit për rezultatet e arritura dhe masat që duhen marrë për përmirësimin e sigurisë rrugore.”.
Neni 2
Në nenin 11, pika 1, pas shkronjës “e” shtohet shkronja “ë” me këtë përmbajtje:
“ë) Mbledhja, përpunimi, ruajtja, shpërndarja dhe përdorimi i të dhënave të aksidenteve rrugore në sistemin e të dhënave të aksidenteve rrugore. Modalitetet e këtij sistemi përcaktohen në aktet në zbatim.”.
Neni 3
Në nenin 15 bëhen këto ndryshime:
1. Shkronja “b” e pikës 1 ndryshohet si më poshtë:
“b) të dëmtohet, të vizatohet, të shënohet, të zhvendoset apo të hiqet sinjalizimi rrugor dhe çdo objekt tjetër që i takon atij;”.
2. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.