Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHTABIT SUPREM TË FUQIVE ALEATE NË EUROPË (SHAPE) E SHTABIT TË KOMANDËS SUPREME ALEATE PËR TRANSFORMIMIN, NË PLOTËSIM TË PROTOKOLLIT TË PARISIT

Ligji nr. 174/2014, datë 18 dhjetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
174/2014
Data e miratimit
18 dhjetor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 206, 31 dhjetor 2014
Hyn në fuqi
15 janar 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 206, datë 2014-12-31

LIGJ

Nr. 174/2014

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHTABIT SUPREM TË FUQIVE ALEATE NË EUROPË (SHAPE) E SHTABIT TË KOMANDËS SUPREME ALEATE PËR TRANSFORMIMIN, NË PLOTËSIM TË PROTOKOLLIT TË PARISIT

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Europë (SHAPE) e Shtabit të Komandës Supreme Aleate për Transformimin, në plotësim të Protokollit të Parisit.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 18.12.2014

Shpallur me dekretin nr. 8878, datë 30.12.2014 të Presidentit të Republikës Bujar Nishani

MARRËVESHJE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHTABIT SUPREM TË FUQIVE ALEATE NË EVROPË (SHAPE) E SHTABIT TË KOMANDËS SUPREME ALEATE PËR TRANSFORMIMIN, NË PLOTËSIM TË PROTOKOLLIT TË PARISIT

PREAMBULË

Duke pasur parasysh Traktatin e Atlantikut Verior, të nënshkruar në Uashington D.C., më 4 prill 1949;

Duke pasur parasysh Marrëveshjen ndërmjet Palëve në Traktatin e Atlantikut Verior në lidhje me Statusin e forcave të tyre të nënshkruar në Londër më 19 qershor 1951;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.