PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 152/2013 “PËR NËPUNËSIN CIVIL”
Ligji nr. 178/2014, datë 18 dhjetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 178/2014
- Data e miratimit
- 18 dhjetor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 211, 31 dhjetor 2014
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 211, datë 2014-12-31
LIGJ
Nr. 178/2014
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 152/2013
“PËR NËPUNËSIN CIVIL”
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, 83, pi ka 1, dhe 107 të Kush tetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 2, pas shkronjës “gj” shtohen shkronjat “h”, “i”, “j”, “k” dhe “l” me këtë përmbajtje:
“h) punonjësve që realizojnë at ributet e agjentit/oficerit të Policisë Gjyqësore dhe ata që sipas
ligjit lejohet të mbajnë armë;
i) civilët në strukturat e Forcave të Armatosura;
j) punonjësit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
k) punonjësit e bordeve të kullimit;
l) avokatët pranë Avokatit të Shtetit.”.
Neni 2
Në nenin 3, pika 2, hiqet shkronja “b” dhe pika 2 riformulohet si më poshtë:
“2. Mund të rregullohen me ligj të posaçëm elemente të marrëd hënieve të shërbimit civil në
shërbimin e jashtëm.”.
Neni 3
Në nenin 6, pika 2 shfuqizohet.
Neni 4
Kudo në ligj emërtimet “minis tri” ose “Ministria e Brendshme” zëvendësohen me emërtimin
“ministri përgjegjës për administratën publike”.
Neni 5
Në nenin 7 bëhen këto shtesa e ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Departamenti i Administratës Publike përgjigjet përpara ministrit përgjegjës për administratën
publike.”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.