Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9643, DATË 20.11.2006, “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 182/2014, datë 24 dhjetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
182/2014
Data e miratimit
24 dhjetor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 208, 31 dhjetor 2014
Hyn në fuqi
15 janar 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 208, datë 2014-12-31

LIGJ

Nr. 182/2014

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9643, DATË 20.11.2006,

“PËR PROKURIMIN PUBLIK”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen këto ndryshime:

1. Fjalia e dytë, e pikës 2, shfuqizohet.

2. Shkronja “c”, e pikës 4, ndryshohet si më poshtë:

“c) fonde ndihme ose kredi, të dhëna nga donatorë të huaj, sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare, në të cilën kërkohet zbatimi i procedurave të këtij ligji.”.

Neni 2

Në nenin 7 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Shkronja “c” ndryshohet si më poshtë:

“c) shërbimet e arbitrazhit, pajtimit, avokatëve të caktuar kryesisht, si dhe ekspertizës për nevoja të procedimit penal, rregulluar sipas Kodit të Procedurës Penale;”.

2. Pas shkronjës “dh” shtohet shkronja “e” me këtë përmbajtje:

“e) kontratat e punësimit.”.

3. Në paragrafin e fundit, referenca shkronja “dh” zëvendësohet me shkronjën “e”.

Neni 3

Në nenin 13, pika 2, shkronja “g”, pas fjalëve “dhe akteve nënligjore” shtohen fjalët “rekomandimet e organeve audituese për procedurat e prokurimit”.

Neni 4

Në nenin 19/2 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Komisioni i Prokurimit Publik përbëhet nga 5 anëtarë.”.

2. Pika 4 shfuqizohet.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.