Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9665, DATË 18.12.2006, “PËR HUAMARRJEN SHTETËRORE, BORXHIN SHTETËROR DHE GARANCITË SHTETËRORE TË HUAS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Ligji nr. 181/2014, datë 24 dhjetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
181/2014
Data e miratimit
24 dhjetor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 219, 31 dhjetor 2014
Hyn në fuqi
15 janar 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 219, datë 2014-12-31

LIGJ

Nr. 181/2014

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9665, DATË 18.12.2006, “PËR

HUAMARRJEN SHTETËRORE, BORXHIN SHTETËROR DHE GARANCITË

SHTETËRORE TË HUAS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9665, datë 18.12.200 6, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë

shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1

Neni 2 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 2

Kuptimi i huamarrjes shtetërore

Huamarrja shtetërore është një veprimtari që realizohet nëpërmjet marrëveshjeve dhe

instrumenteve, të cilat përmbajnë rregulla për të drejtat dhe detyrimet e palëve, kushtet dhe mënyrat,

sipas të cilave shteti shqiptar siguron fonde nga një apo më shumë huadhënës dhe dispozita për

shlyerjen e huave.”.

Neni 2

Në nenin 6 bëhet ndryshimi dhe shtesa si më poshtë:

1. Paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:

“Menaxhimi i borxhit është veprimtaria shtetërore, qëllimi kryesor i së cilës është sigurimi i

fondeve të nevojshme të huamarrjes, duke vlerësuar riskun dhe koston e tij, në këndvështrimin

afatmesëm dhe afatgjatë, si dhe zhvillimin e tregut të titujve të shtetit, nëpërmjet shtimit të

instrumenteve të tij dhe zgjerimit të bazës së investitorëve.”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.