Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2021, "Për buxhetin e vitit 2022", të ndryshuar
Akti normativ nr. 12/2022, datë 29 korrik 2022, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 12/2022
- Data e miratimit
- 29 korrik 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 110, 8 gusht 2022
- Hyn në fuqi
- 8 gusht 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 110, datë 2022-08-08
AKT NORMATIV
Nr. 12, datë 29.7.2022
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 115/2021,
“PËR BUXHETIN E VITIT 2022”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr. 115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni l
Nenet 1, 2, 3, 4 dhe 5 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“Neni 1
Buxheti për vitin 2022 është:
Të ardhurat | 576 831 milionë lekë;
Shpenzimet | 660 694 milionë lekë;
Deficiti | 83 863 milionë lekë.
Ai përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale, sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i ish-pronarëve.
Neni 2
Buxheti i shtetit për vitin 2022 është:
Të ardhurat | 431 643 milionë lekë;
Shpenzimet | 515 506 milionë lekë;
Deficiti | 83 863 milionë lekë.
Neni 3
Buxheti vendor për vitin 2022 është:
Të ardhurat 60 290 milionë lekë,
nga të cilat:
- transferta e pakushtëzuar e përgjithshme | 18 733 milionë lekë;
- transferta e pakushtëzuar sektoriale | 9 353 milionë lekë;
- të ardhura të tjera | 32 204 milionë lekë;
Shpenzimet | 60 290 milionë lekë.
Neni 4
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2022 është:
l. Sigurimi i detyrueshëm, programet kompensuese dhe trajtimet e veçanta
Të ardhurat, gjithsej, 147 203 milionë lekë,
nga të cilat:
- kontributet | 98 899 milionë lekë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.