Për një shtesë në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993, “Për investimet e huaja”, i ndryshuar”
Ligji nr. 56/2025, datë 3 korrik 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 56/2025
- Data e miratimit
- 3 korrik 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 124, 11 korrik 2025
- Hyn në fuqi
- 26 korrik 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 124, datë 2025-07-11
LIGJ
Nr. 56/2025
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 7764, DATË 2.11.1993,
“PËR INVESTIMET E HUAJA”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika l, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993, “Për investimet e huaja”, i ndryshuar, bëhet shtesa si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 10 shtohet paragrafi 2, me këtë përmbajtje:
“Investimet e huaja direkte, që lidhen apo ndikojnë mbi infrastrukturën publike kritike, teknologjinë
kritike dhe mallrat me përdorim të dyfishtë, furnizimin me inpute kritike, aksesin në informacionin
sensitiv ose mbi lirinë e medias, sipas përcaktimeve të rregullores (EU) 2019/452 të Parlamentit Europian
dhe Këshillit të Bashkimit Evropian, i nënshtrohen një vlerësimi apo shqyrtimi sipas rregullave dhe
procedurave të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 3.7.2025.
Shpallur me dekretin nr.229, datë 9.7.2025 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.