Për rezervat materiale të shtetit
Ligji nr. 51/2025, datë 3 korrik 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 51/2025
- Data e miratimit
- 3 korrik 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 127, 16 korrik 2025
- Hyn në fuqi
- 31 korrik 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 127, datë 2025-07-16
LIGJ
Nr. 51/2025
PËR REZERVAT MATERIALE TË SHTETIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është vendosja e bazave juridike dhe administrative për rregullimin e përbërjes,
planifikimit dhe administrimit të rezervave materiale të shtetit.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për krijimin, mirorganizimin dhe miradministrimin e
rezervave materiale të shtetit, në funksion të mbrojtjes së popullsisë, ekonomisë, gjësë së gjallë, pasurisë,
trashëgimisë kulturore, mjedisit, si dhe dhënies së ndihmave humanitare.
Neni 3
Misioni
Rezervat materiale të shtetit krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë
dhe të ekonomisë, në situata të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme, fatkeqësisë natyrore e
fatkeqësive të tjera, veprimeve terroriste, në rast të çrregullimit të tregut, të cilat sjellin dëme të
menjëhershme e të rënda për jetën, shëndetin e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë, trashëgimisë kulturore,
mjedisin, si dhe për dhënien e ndihmave humanitare, në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare.
Neni 4
Përkufizime
Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Administrim” përfshin shpërndarjen, këmbimin, freskimin, plotësimin, ruajtjen ose mirëmbajtjen,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.