Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9880, datë 25.2.2008, “Për nënshkrimin elektronik”, të ndryshuar
Akti normativ nr. 18/2022, datë 9 dhjetor 2022, nga Këshilli i Ministrave.
- Numri
- 18/2022
- Data e miratimit
- 9 dhjetor 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 163, 9 dhjetor 2022
- Hyn në fuqi
- 9 dhjetor 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 163, datë 2022-12-09
AKT NORMATIV
Nr.18, datë 9.12.2022
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9880, DATË 25.2.2008,
“PËR NËNSHKRIMIN ELEKTRONIK”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr.9880, datë 25.2.2008, “Për nënshkrimin elektronik”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Pika 16, e nenit 3, shfuqizohet.
Neni 2
Në nenin 10 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
1. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Autoriteti është institucion juridik publik, me seli në Tiranë, në varësi të Kryeministrit.”.
2. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Marrëdhëniet e punës së drejtorit
të Përgjithshëm, nëpunësve dhe punonjësve
administrativë të Autoritetit rregullohen në bazë të Kodit të Punës.”.
3. Pas pikës 5 shtohet pika 5/1, me këtë përmbajtje:
“5/1. Drejtori i Përgjithshëm dhe nëpunësit e njësive teknike të përmbajtjes së Autoritetit,
përveç pagës sipas kategorive të pagës së përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave,
përfitojnë një shtesë për natyrë të veçantë pune, në masën deri në 800 000 (tetëqind mijë) lekë në
muaj. Masa e shtesës për natyrë të veçantë pune për secilën kategori përcaktohet me vendim të
Këshillit të Ministrave.”.
Neni 3
Pas nenit 10 shtohet neni 10/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 10/1
Emërimi, lirimi ose shkarkimi i drejtorit të Përgjithshëm
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.