Ligj

Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit 2025-2030

Ligji nr. 47/2025, datë 3 korrik 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
47/2025
Data e miratimit
3 korrik 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 138, 1 gusht 2025
Hyn në fuqi
16 gusht 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 138, datë 2025-08-01

LIGJ

Nr. 47/2025

PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE KUNDËR NDËRHYRJEVE

TË HUAJA DHE DEZINFORMIMIT 2025–2030

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me propozim të deputetëve,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:

VENDOSI:

Neni 1

Miratohet Strategjia Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimin 2025–2030, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ngarkohet Këshilli i Ministrave t’i propozojë Kuvendit projektakte ligjore, si dhe të miratojë akte nënligjore të propozuara nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e kësaj Strategjie.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 3.7.2025.

Shpallur me dekretin nr. 279, datë 28.7.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

STRATEGJIA KOMBËTARE

KUNDËR NDËRHYRJEVE TË HUAJA DHE DEZINFORMIMIT

2025–2030

PASQYRA E PËRMBAJTJES

LISTA E AKRONIMEVE

FJALORTH

KONTEKSTI

NË NIVEL GLOBAL

NË NIVEL RAJONAL

NË NIVEL KOMBËTAR

QËLLIMI I STRATEGJISË

OBJEKTIVAT STRATEGJIKË

OBJEKTIVI I: Ngritje dhe konsolidim i kapaciteteve institucionale për të parandaluar, zbuluar dhe analizuar ndërhyrjet e huaja në fushatat zgjedhore

Përforcimi i mbrojtjes ligjore dhe mekanizmave të monitorimit për proceset zgjedhore

Rritja e transparencës dhe krijimi i mekanizmave për mbikëqyrjen e financimeve politike

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.