Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, i ndryshuar
Ligji nr. 88/2026, datë 23 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 88/2026
- Data e miratimit
- 23 korrik 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 173, 6 gusht 2026
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 173, datë 2026-08-06
1 Ky ligj është përafruar plotësisht me Direktivën (BE) 2016/943, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 8 qershor
2016, “Mbi mbrojtjen e njohurive të fshehta dhe informacionit të biznesit (sekreteve tregtare) kundër përvetësimit,
përdorimit dhe zbulimit të paligjshëm”. Numri CELEX 32016L0943, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr.
157, datë 15.6.2016, faqe 1–18.
LIGJ
Nr. 88/2026
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9947, DATË 7.7.2008,
“PËR PRONËSINË INDUSTRIALE”, I NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një
deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime
dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 111/dh, paragrafi ekzistues numërtohet si pikë 1 dhe pas tij shtohet pika 2, si më poshtë:
“2. Masat, procedurat dhe mjetet juridike të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, duhet:
a) të jenë të drejta dhe të arsyeshme;
b) të mos jenë në mënyrë të panevojshme të ndërlikuara ose të kushtueshme, si dhe të mos
përfshijnë afate të paarsyeshme kohore ose vonesa të pajustifikuara; dhe
c) të jenë të efektshme dhe me efekt parandalues.”.
Neni 2
Në nenin 111/e shtohet pika 6, si më poshtë:
“6. Masat, procedurat dhe mjetet juridike të parashikuara në këtë nen zbatohen në një mënyrë, që:
a) është proporcionale;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.