Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa
Ligji nr. 55/2025, datë 3 korrik 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 55/2025
- Data e miratimit
- 3 korrik 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 138, 1 gusht 2025
- Hyn në fuqi
- 16 gusht 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 138, datë 2025-08-01
LIGJ
Nr. 55/2025
PËR ADMINISTRIMIN E BASHKËPRONËSISË NË NDËRTESA
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj ka për objekt:
a)
rregullimin e marrëdhënieve juridike në fushën e administrimit dhe mirëmbajtjes
së
bashkëpronësisë në ndërtesa, të truallit, objekteve dhe mjediseve ndihmëse, që janë në bashkëpronësi të
detyrueshme;
b) përcaktimin e subjekteve, marrëdhënieve ndërmjet tyre dhe me të tretët, të drejtave dhe detyrimeve
të ndërsjella;
c) rolin e bashkisë në zbatimin e këtij ligji;
ç) sanksionet përkatëse në rast mospërmbushjeje të këtyre detyrimeve.
Neni 2
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim krijimin e një sistemi të drejtë, të qëndrueshëm, transparent, llogaridhënës dhe
eficient të administrimit dhe mirëmbajtjes së objekteve në bashkëpronësi të detyrueshme në ndërtesa,
duke siguruar një balancë të drejtë midis respektimit të së drejtës të pronës të çdo bashkëpronari dhe
përmbushjes së interesit publik për zhvillimin e drejtë dhe të qëndrueshëm të territorit, mbrojtjen e të
drejtave të të tjerëve, si dhe paqes e harmonisë sociale.
Neni 3
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Administrator” është personi fizik, regjistruar në librin e bashkëpronësisë, të mbajtur nga bashkia,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.