Për disa ndryshime në aktin normativ nr. 1, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS)”, miratuar me ligjin nr. 23/2019
Akti normativ nr. 3/2023, datë 21 qershor 2023, nga Ministria e Mbrojtjes.
- Numri
- 3/2023
- Data e miratimit
- 21 qershor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 92, 23 qershor 2023
- Hyn në fuqi
- 23 qershor 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 92, datë 2023-06-23
AKT NORMATIV
Nr. 3, datë 21.6.2023
PËR DISA NDRYSHIME NË AKTIN NORMATIV NR. 1, DATË 20.3.2019, TË
KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJEN E PERSONELIT TË
FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MISIONIN E
KOMBEVE TË BASHKUARA NË SUDANIN E JUGUT (UNMISS)”, MIRATUAR ME
LIGJIN NR. 23/2019
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
Në aktin normativ nr. 1, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave, miratuar me ligjin nr. 23/2019,
bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 1, togfjalëshi “... 2 (dy) ...” zëvendësohet me “... 3 (tre) ...”.
Neni 2
Në nenin 2, fjalët “... kryeqytet i Republikës së Sudanit të Jugut.”, zëvendësohen me “... si dhe në
Shtabin e Komandës Bor, Jonglei, në Sudanin e Jugut.”
Neni 3
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.