Ligj

Për menaxhimin e integruar të mbetjeve

Ligji nr. 57/2025, datë 16 tetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
57/2025
Data e miratimit
16 tetor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 209, 12 nëntor 2025
Hyn në fuqi
27 nëntor 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 209, datë 2025-11-12

LIGJ

Nr. 57/2025

PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka si qëllim krijimin e një sistemi të menaxhimit të integruar të mbetjeve për të garantuar

mbrojtjen e mjedisit e të shëndetit të njeriut, si dhe sigurimin e përdorimit të burimeve me efikasitet,

duke krijuar kushtet e domosdoshme për kalimin në modelin e ekonomisë qarkulluese.

Neni 2

Objekti dhe fusha e veprimit

1. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për funksionimin e sistemit për menaxhimin e

integruar të mbetjeve dhe zbatimi i hierarkisë së mbetjeve dhe masave për arritjen e objektivave të

mëposhtëm:

a) parandalimin ose pakësimin e mbetjeve;

b) parandalimin ose pakësimin e ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i mbetjeve;

c) zvogëlimin e ndikimit të përdorimit të burimeve dhe përmirësimin e eficiencës së përdorimit të

tyre.

2. Dispozitat e këtij ligji mbulojnë të gjitha veprimtaritë e menaxhimit të integruar të mbetjeve në

territorin e Republikës së Shqipërisë dhe zbatohen nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë, që kanë të

drejta dhe detyrime në përputhje me parashikimet e këtij ligji.

Neni 3

Përjashtime nga fusha e veprimit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.