PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9780, DATË 16.7.2007, “PËR INSPEKTIMIN E NDËRTIMIT”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 183/2014, datë 24 dhjetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 183/2014
- Data e miratimit
- 24 dhjetor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 214, 31 dhjetor 2014
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 214, datë 2014-12-31
LIGJ
Nr. 183/2014
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9780, DATË 16.7.2007, “PËR INSPEKTIMIN E NDËRTIMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin e ndërtimit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Titulli i ligjit ndryshohet si më poshtë:
“Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”.
Neni 2
Neni 1 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të sigurojë respektimin e normave, standardeve, kushteve zhvillimore dhe legjislacionit në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit e burimeve ujore në të gjithë vendin, si dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme, bazuar në parimin e zhvillimit të qëndrueshëm të territorit, të decentralizimit dhe subsidiaritetit, në bazë të ndarjes administrative.”.
Neni 3
Neni 2 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 2
Objekti
Objekt i këtij ligji është përcaktimi i organeve për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme dhe i përgjegjësive të tyre.”.
Neni 4
Neni 3 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 3
Organizimi i inspektimit
Kontrolli i territorit dhe zbatimi i ligjshmërisë dhe i standardeve teknike në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit kryhet nga:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.