Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen në programin e unionit “Fiscalis 2020

Ligji nr. 1/2015, datë 29 janar 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
1/2015
Data e miratimit
29 janar 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 20, 17 shkurt 2015
Hyn në fuqi
4 mars 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2015-02-17

LIGJ

Nr. 1/2015

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE

TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EUROPIAN PËR

PJESËMARRJEN

NË PROGRAMIN E UNIONIT

“FISCALIS 2020”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1,të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit

Europian për pjesëmarrjen në programin e unionit “Fiscalis 2020”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji

dhe pjesëve përbërëse të tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 29.1.2015

Shpallur me dekretin nr. 8951, datë 11.2.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bujar Nishani

MARRËVESHJE

NDËRMJET BASHKIMIT EVROPIAN DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËPËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË

PROGRAMIN E UNIONIT “FISCALIS 2020”

Komisioni Evropian, me poshtë i quajtur “ Komisioni”, në emër të Bashkimit Evropian,nga njëra

anë, dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisënga ana tjetër,

duke pasur parasysh se:

1. Një Marrëveshje Kuadër është lidhur më 2 qershor 2005 ndërmjet Komisionit Evropian dhe

Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, e cila vendosi parimet e përgjithshme për

pjesëmarrjen në Programet e Komisionit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.