Për një ndryshim në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008
Ligji nr. 3/2015, datë 5 shkurt 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 3/2015
- Data e miratimit
- 5 shkurt 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 26, 25 shkurt 2015
- Hyn në fuqi
- 12 mars 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2015-02-25
LIGJ
Nr. 3/2015
PËR NJË NDRYSHIM NË AKTIN NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR. 4,
DATË 9.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PRIVATIZIMIN DHE
DHËNIEN NË PËRDORIM SHOQËRIVE TREGTARE DHE INSTITUCIONEVE
SHTETËRORE TË NDËRMARRJEVE APO OBJEKTEVE TË VEÇANTA, MJETEVE
KRYESORE DHE MJETEVE TË XHIROS SË KËTYRE NDËRMARRJEVE”, MIRATUAR
ME LIGJIN NR. 9967, DATË 24.7.2008
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Neni 4 i aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për
privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndër-marrjeve
apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndër-marrjeve”, miratuar me
ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, ndryshohet si më poshtë:
“Neni 4
Organi që kryen procedurat e shitjes së pronës shtetërore që privatizohet, përveç rasteve kur
parashikohet ndryshe me ligj, është struktura përgjegjëse për shitjen e pronës publike në Ministrinë e
Financave.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 5.2.2015
Shpallurme dekretin nr. 8977, datë 18.2.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.