Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë"
Ligji nr. 6/2015, datë 12 shkurt 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 6/2015
- Data e miratimit
- 12 shkurt 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 6 mars 2015
- Hyn në fuqi
- 21 mars 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2015-03-06
LIGJ
Nr. 6/2015
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.10081, DATË 23.2.2009, “PËR LICENCAT, AUTORIZIMET DHE LEJET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Kudo në ligj, emërtimi “Regjistri Kombëtar i Licencave dhe Lejeve” zëvendësohet me emërtimin “Regjistri Kombëtar i Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve”.
Neni 2
Në nenin 14 bëhen këto ndryshime:
1. Kudo në nen, fjalët “licencë/leje” zëvendësohen me fjalët “licencë/autorizim/leje”, në përputhje me rasën dhe trajtën e përdorur në kontekstin përkatës për çdo rast.
2. Në pikën 1, fjalët “hyn në fuqi vetëm pas publikimit të saj” zëvendësohen më fjalët “hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet”.
3. Pika 7 shfuqizohet.
Neni 3
Neni 15 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 15
Kompetenca për trajtimin e licencave/autorizimeve/lejeve
1. Licencat dhe lejet, sipas fushave dhe kategorive, në kompetencë të institucioneve qendrore, parashikohen në shtojcën që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Fushat e autorizimeve, në kompetencë të institucioneve qendrore, janë të njëjtat me fushat për licencat dhe lejet, që parashikohen në shtojcën, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.