Ligj

Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 10 083, datë 23.2.2009, “Për miratimin e kontratës së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe EVN AG, Statkraft AS e Devoll Hydropower, sh.a., si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 7/2015, datë 12 shkurt 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7/2015
Data e miratimit
12 shkurt 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 32, 9 mars 2015
Hyn në fuqi
24 mars 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2015-03-09

LIGJ

Nr. 7/2015

PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR. 10 083, DATË 23.2.2009, “PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE EVN AG, STATKRAFT AS E DEVOLL HYDROPOWER, SH.A., SI BASHKËKONCESIONARË PËR PROJEKTIMIN, FINANCIMIN, NDËRTIMIN, MARRJEN NË PRONËSI, SHFRYTËZIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE TRANSFERIMIN E PROJEKTIT TË HIDROCENTRALIT NË LUMIN DEVOLL, NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në titull dhe kudo në ligj, emërtimi “Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës” zëvendësohet me emërtimin “Ministria e Energjisë dhe Industrisë”.

Neni 2

Miratimin e shtesës së tretë të kontratës së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoritet kontraktues, dhe EVN AG, Statkraft AS dhe Devoll Hydropower, sh.a., si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.