Për një ndryshim në ligjin nr. 9867, datë 31.1.2008, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”, të ndryshuar
Ligji nr. 5/2015, datë 12 shkurt 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 5/2015
- Data e miratimit
- 12 shkurt 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 6 mars 2015
- Hyn në fuqi
- 21 mars 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2015-03-06
LIGJ
Nr. 5/2015
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN
NR. 9867, DATË 31.1.2008, “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE TË
PROCEDURAVE PËR TREGTIMIN NDËRKOMBËTAR TË LLOJEVE TË
RREZIKUARA TË FAUNËS DHE TË FLORËS SË EGËR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9867, datë 31.1.2008, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin
ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Në nenin 14, “Kushtet për marrjen e lejes për import”, në fund të pikës 1, fjalët “lëshohen nga
autoriteti shkencor kur:” zëvendësohen me fjalët “lëshohen vetëm kur autoriteti shkencor:”..
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 12.02.2015.
Shpallur me dekretin nr. 8981 , datë 26.2. 2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.